19:34 / 06.05.2023
Kurti: Ekzekutorët e Aganit ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë
RTKlive
Sot shënohet 24-vjetori i vrasjes së Fehmi Aganit, një prej figurave më të rëndësishme politike dhe intelektuale në historinë e Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se pesë javë para se të përfundonte lufta në Kosovë dhe të kapitullonin forcat e Serbisë, në ditët e intensifikimit të deportimit të shqiptarëve vendas nga Kosova, autoritetet serbe e likuiduan politikanin dhe intelektualin Fehmi Agani.























