Tetova me nënstacione të njësisë së zjarrfikësve|Video
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Tetova me nënstacione të njësisë së zjarrfikësve|Video

Besnik Iseni/ RTK

Këshilli Komunal i Tetovës merr vendim për themelimin e 6 nënstacioneve të njësisë së zjarrfikësve

Sipas  autoriteteve lokale, kjo bëhet me qëllim që  njësia të jetë më efikase gjatë intervenimeve jashtë territorit të komunës së Tetovës.

 “Të punësuarit në njësinë e zjarrfikësve pagën e marrin një pjesë nga komuna e Tetovës një pjesë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, respektivisht nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa komunat rurale nuk participojnë në pagesën e këtyre të punësuarve por shërbimin e marrin", tha pwr RTK Besar Durmishi, Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës.

Kryetarët e komunave rurale mendojnë se shtimi i njësive të zjarrfikësve është nevojë urgjente. Sipas tyre, vetëm stacioni në Tetovë nuk arrin ta mbulojë gjithë hapësirën e Pollogut.

“Ne e kemi ngritur këtë shqetësim edhe në qendrën rajonale të Pollogut. Bashkë të nëntë komunat, duke e ditur gjendjen momentale, gjendjen faktike të stacionit në Tetovë, i cili nuk arrin të mbulojë gjithë hapësirën, pra flas për hapësirën Veri-Perëndimore, pra në komunën tonë dhe komunën fqinje atë të Jegunocit", tha Nuhi Neziri, Kryetar i Komunës së Tearcës.

Formimi i nënstacioneve  të zjarrfikësve do të mundësonte që kjo njësi të jetë më afër vendbanimeve.

Aktualisht, për të arritur në pikën më të largët në Jazhincë, zjarrfikësit e Tetovës duhet të kalojnë mbi 30 kilometra rrugë.

 

 


MË SHUME NGA Lajme