Osmani takoi presidentin gjerman, e njofton për procesin e dialogut
BKT
Foto/ Nga profili i Osmanit në twitter
Lajme

Osmani takoi presidentin gjerman, e njofton për procesin e dialogut

RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, ka njoftuar se ka takuar edhe presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

E para e vendit ka shkruar në Twitter se presidentin gjerman e ka informuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani ka falënderuar atë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës, në rrugën euro-atlantike. “E informova presidentin për dialogun dhe e falënderoi për mbështetjen e Gjermanisë për integrimet euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Osmani, të dielën.


MË SHUME NGA Lajme