Dita e finaleve të mëdha
BKT
Sport

Dita e finaleve të mëdha

RTKLive

Kupa e Kosovës në hendboll, vazhdon sonte me finalen e kësaj garë joshëse.

Në konkurrencën e femrave, në finale do të ndeshen Vushtrria dhe Istogu, ndeshje kjo që fillon në orën 18:00.

Ajka e mbrëmjes do të finalja e madhe e Kupës në konkurrencën e meshkujve, ku do të përballen Besa Famgas dhe Trepça, sfidë kjo që nis në orën 20:15.

Të dy finalet luhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Pas gjysmëfinaleve interesante, koha është për spektaklin e finaleve. Pritet hendboll i bukur dhe garë e mirë për trofeun e rëndësishëm të Kupës së Kosovës.