14:58 / 07.05.2023
Portugezi Artu Dias gjykon sfidën Real-City
F.Bytyqi/RTKLive
Emocionet e Ligës së Kampionëve, rikthehen mesjavën që vjen me dy duele drithëruese në kuadër të gjysmëfinaleve, ku do të përballen Real Madrid-Manchester City dhe Inter-Milan.
Padyshim se Real-City, sfidë kjo që do të luhet të martën mbrëma, konsiderohet kryesfida e këtij rrethi të garave.
‘Los Blancos’ dhe ‘Qytetarët’ do të luajnë në ‘Bernabeu’, ndërkaq këtë superduel do ta gjykojë portugezi Artu Dias.























