Moti për sot në Kosovë e Shqipëri
BKT
Foto: Ilustrim
Në Fokus

Moti për sot në Kosovë e Shqipëri

RTKlive

Në Kosovë sot do të mbajë mot i ngrohtë pranveror, me intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu dhe bubullimë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën temperaturat maksimale pritet të jenë 21 gradë celsius, ndërsa ato minimale mund të bien deri në 10 gradë celsius.

“Mbetet ngrohtë, me intervale me dhe diell dhe vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullimë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Edhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë në Shqipëri, moti do të ndikohet nga kushte atsmoferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare duke filluar nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi  mesatare  1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës1 ballë.

Temperaturat parashikohen të sillen nga 11 Gradë më e ulëta në Dibër, deri në 28 gradë Celsius në Tiranë.


MË SHUME NGA Në Fokus