Sobotka për Marrëveshjen e Ohrit kërkon që palët ta interpretojnë njëjtë
BKT
Lajme

Sobotka për Marrëveshjen e Ohrit kërkon që palët ta interpretojnë njëjtë

M.Miftari/RTKlive

Kryetari i Pralamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën me gazetarë tha se të arriturat e Kosovës, sidomos kohëve të fundit, janë mbresëlënëse.

Në fillim të fjalës së tij tha se në Kosovë po vjen për të dytën herë, kur,së pari, ishte në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, ndërsa tani si kryeparlamentar i Austrisë.

“Kosovën me një histori të pasur rrugëtimin e saj evropian e mbështesim në rrugën e parlamentarizmit, duke bashkëpunuar përmes grupeve të miqësisë, duke shkëmbyer përvoja edhe ide, duke zhvilluar bashkëpunimin përmes projekteve të binjakëzimit për të gjetur partneritetin e duhur përgjatë rrugëtimit drejt BE-së”, u shpreh kryeparlamentari austriak, Wolfgang Sobotka.

Ai foli edhe për demokracinë, që, sipas tij, baza duhet të jetë mirëqenia.

Ndërkaq lidhur me proceset nëpër të cilën ka kaluar e po kalon Kosova, ai tha se është vërtetë mbresëlënëse.

“Atë që ka arritur Kosova në vitet e fundit  është vërtetë shumë mbresëlënëse dhe mendoj se është edhe një përparim i madh edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës, që është miratuar në Këshillin e Ministrave, që është mënyra e diplomacisë. E demokracisë, rrugë që çon te suksesi”, deklaroi Sobotka.

Ai më tej shtoi se situata e tanishme në Kosovë është tejet sfiduese dhe marrëdhëniet me Serbinë janë një prej sfidave që duhet zgjidhur gjatë rrugës së dialogut dhe ne do të përpiqemi që të ofrojmë mundësinë që të dyja shtetet t’i afrohen njëra-tjetrës.

Kurse për marrëveshjen e Ohrit, Sobotka tha se është e rëndësishme.

“Marrëveshja e Ohrit mendojmë se është e rëndësishme dhe shpresojmë që të dyja shtetet  do ta bëjnë një interpretim të njëjtë të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Sobotka, teksa vuri në dukje se në këtë situatë, Kosova mund të marrë  shembull nga Austria,  nëse merret krahasimi me Tirolin Jugor.

Sobotka foli për pjesëmarrjen e serbëve ne institucionet e Republikës së Kosovës, që, sipas tij pjesëmarrja në zgjedhje shërbejnë që të marrin pjesë, si një e drejtë themelore, por edhe përgjegjësi  demokratike.

E lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, Sobotka tha se nëse jemi konsekuent dhe i shtyjmë këto reforma përpara, që të luftohet korrupsioni dhe të shpejtohet zbatimi i ligjit edhe  procesi i integrimit do të përshpejtohet, duke përmendur edhe luftën në Ukrainë dhe situatën në rajon.


MË SHUME NGA Lajme