Kane e sheh Conference Leaguen si shans të mirë për Tottenhamin
BKT
Sport

Kane e sheh Conference Leaguen si shans të mirë për Tottenhamin

Uran Krasniqi / RTKLive

Harry Kane ka thënë se Tottenham duhet ta shohë Conference Leaguen si një shans për të marrë pjesë e edhe për të fituar. 

Kur kanë mbetur edhe pak ndeshje "Spurs" gjendet në pozitën e gjashtë në tabelën e Premier Leagues, me pretendime për të dalë në Evropë.  
"Ne do të luftojmë për këtë në tri ndeshjet ku do të përpiqemi të marrim tri fitore. Nëse mund të largohemi nga ky sezon me futbollin evropian, ky do të ishte një çmim i vogël në fund të një sezoni të vështirë", ka thënë kapiteni anglez. "Nëse përfundon në Conference League dhe e fiton atë, ia vlen".