Sampdoria në Serinë B
BKT
Sport

Sampdoria në Serinë B

RTSH

Udinese fiton, Sampdoria bie nga kategoria.

 Në Dacia Arena, java e 34-ët prezantoi sfidën mes skuadrës së Sottilit dhe asaj të Stankovic për të cilën fantazma e Serisë B është bërë realitet. Golat e Pereyra dhe Masina vendosën ndeshjen. Me këtë disfatë, Sampdoria zbret matematikisht një kategori më poshtë me katër ndeshje akoma për të luajtur.

Në Dacia Arena, vendasit e zgjidhin ndeshjen që në pjesën e parë. Në fakt, skuadrës së Sottilit i mjaftuan 9 minuta për të kaluar në avantazh me Pereyra dhe dyfishimi erdhi në minutën e 34-ët i firmosur nga goli i Masinës. Skuadra e Stankoviçit tentoi të reagojë, por sulmet nuk kanë efektin e dëshiruar. Samp kështu bie në Serinë B dymbëdhjetë vjet pas herës së fundit.