07:23 / 09.05.2023
Rita Ora sonte performon në Eurovision
RTK
Këngëtarja shqiptare , Rita Ora, do të performojë sonte si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të `Eurovision 2023`..
Ndonëse Kosova nuk ende e lejuar të marrë pjesë në këtë festival evropian, artistja e lindur në Kosovë ka arritur që me famën e saj ndërkombëtare të bëhet një emër i shumë dëshiruar për të qenë mysafire speciale në këtë shfaqje.
Rita , do të performojë një potpuri këngësh të saj në gjysmëfinalen e Eurovisionit Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat, ku duket mjaft në formë të mirë teksa bëhet gati të performojë. Shqipëria përndryshe këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën 'Duje'.