Presidentja Osmani në SHBA, takohet me senatorin Schummer
BKT
Foto: Vjosa Osmani/ Twitter
Lajme

Presidentja Osmani në SHBA, takohet me senatorin Schummer

J.Musliu/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Papritur ajo ka postuar në llogarinë e saj në Twitter, fotografi nga një takim që ka pasur me senatorin Chuck Schumer.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj udhëheqësen e shumicës në Senat, senatorin Schumer dhe të riafirmoj partneritetin e gjatë midis dy vendeve tona”, ka shkruar presidentja Osmani.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin”.

Për këtë vizitë në SHBA, nuk ka njoftuar më parë presidenca e Kosovës.

Sidoqoftë, Osmani ka udhëtuar në SHBA nga Britania e Madhe, ku të shtunën mori pjesë në ceremoninë e madhe të kurorëzimit të Charles III si mbret.

Ajo ishte mes 2.200 pjesëmarrësve, personalitete të nivelit të lartë në Katedralen ku u mbajt ceremonia qendrore e këtij kurorëzimi.

 

 


MË SHUME NGA Lajme