14:37 / 10.05.2023
Carvajal: Në Angli duhet të shkojmë për të fituar
Uran Krasniqi/RTKLive
Dani Carvajal ka thënë se Real Madridi duhet të shkojë në "Etihad Stadium" javën e ardhshme për ta fituar ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Ndeshja e parë në "Santiago Bernabeu" të martën është mbyllur me barazim 1-1, duke lënë të hapur shanset e të dy skuadrave.
"Nuk mendoj se kemi parë një skuadër të Cityt që është superiore ndaj Madridit. Nëse i shfrytëzojmë shanset tona në Manchester, kemi shans për të kaluar. Ne duhet të shkojmë atje për të luajtur lojën tonë dhe për të fituar", ka thënë ai.























