Von Cramon: Kosova ka bërë shumë përparime, por ka edhe detyrime|Video
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Von Cramon: Kosova ka bërë shumë përparime, por ka edhe detyrime|Video

J.Musliu/RTKlive

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi se këtë vit, raporti i parlamentit Evropian, shënon gurë themel të rëndësishëm në rrugën e Kosovës në Be dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.

Ndër të tjera, Cramon tha se Kosova ka arritur  rezultate të rëndësishme në tërë vendin, ndër të tjera, edhe  në fushën e luftimit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Von Cramon u shpreh se Kosova vazhdon të dëshmojë kapacitetet e saj demokratike.

“Është viti kur 1.7 milionë qytetarë të Kosovës më në fund mund të marrin liberalizimin e vizave, proces që ka zgjatur shumë dhe është shumë i vonuar”, tha Von Cramon.

Ajo përmendi edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. “Dua të falënderoj popullin e Kosovës për një përparim substancial në vitet e fundit, për vlerat demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në gjithë vendin”, tha ajo.

“Përafrimi i politikave të Kosovës me ato të BE-së është diçka që përshëndetet nga Parlamenti Evropian”, tha Von Cramon, ndonëse tha se ka ende sfida përpara.

Von Cramon u shpreh se raporti i PE-së thekson fushat ku duhet përqendruar siç është lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e lirisë së mediave e konsolidimi I lirisë së mediave.

Ajo u shpreh se zbatimi i vendimit të Gjykatës për Manastirin e Deçanit dhe mbrojtja e pakicave, është e përfshirë në këtë raport.

Eurodeputetja theksoi se raporti përshëndet edhe marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës e Serbisë, duke priture dhe zbatimin saj dhe asaj të Brukselit.


MË SHUME NGA Lajme