Gjykata ndalon detyrimin e pagesës prej 30 eurove për kthimin e pasaportës
BKT
Lajme

Gjykata ndalon detyrimin e pagesës prej 30 eurove për kthimin e pasaportës

Arbresha Berisha|RTK

Qytetarët që aplikojnë për viza në Ambasadën Gjermane në Kosovë, nuk do të obligohen më që të pranojnë pasaportat vetëm përmes postës, për çka të njëjtit me vite të tëra kanë paguar nga 30 euro.

Kjo pasi Gjykata Komerciale i ka ndaluar kompanisë së autorizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë “Visametric” që t’i detyrojë aplikantët që të njëjtat t’i tërheqin vetëm përmes postës.

“I ndalohet kundërshtarit të masës ‘Visametric’ L.L.C detyrimi i aplikantëve për të pranuar pasaportat vetëm përmes postës dhe detyrimi për pagesën e shërbimit të postës si dhe detyrohet që t’iu mundësoj aplikantëve të tërheqin pasaportën drejtpërdrejtë në zyrat e kundërshtarit të masës”

Ndaj kësaj kompanie ishte ankuar avokati Flamur Abdullahu, i cili ka ushtruar edhe padi kolektive, për çka ka kërkuar kompensimin e aplikantëve në këtë ambasadë.

“Mua më ka detyruar që të paguaj postën, ndërsa në uebfaqe ka shkruar që posta është shërbim vullnetar, mundesh ta përzgjedhësh ose jo. Unë pastaj kam dorëzuar padi kolektive dhe me atë I kam kërkuar gjykatës që të detyrojë ?Visametricin? që t?i kthejë pagesat që i ka marrë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Por kjo procedurë nuk është hapur ende”,  ka thënë Abdullahu.

RTK ka provuar që gjatë ditës të marrë një qëndrim edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe “Visametric”, por që të njëjtat nuk i janë përgjigjur pyetjeve të televizionit.


MË SHUME NGA Lajme