23:07 / 10.05.2023
Kontingjenti i FSK-së kthehet nga Ishujt Falkland
RTKlive
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses misionin bashkë-zbarkues përkrah forcave britanike në Ishujt Falkland, njofton ministri kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ky kontingjent, sipas ministrit, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprushmërisë me forcat e shteteve partnere për të shërbyer në të ardhmen në misionet e paqes kudo që kërkohet.
Kujtomë se edhe një kontingjent tjetër me trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëndruar gjatë dimrit në Ishujt Falkland dhe ka përfunduar me sukses ushtrimet atje së bashku me Ushtrinë Britanike.























