Kurti: Transparenca në hartimin e politikave, qenësore për Qeverinë
BKT
Lajme

Kurti: Transparenca në hartimin e politikave, qenësore për Qeverinë

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri Kurti takoi drejtorin rajonal të NDI-së, Robert Benjamin, me ç’rast njoftoi për punën e Qeverisë në hartimin e miratimin e politikave në vend.

Lidhur me këtë, gjatë takimit me drejtorin rajonal të NDI-së, Robert Benjamin, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të bashkëpunojë me Parlamentin e me ndihmë të NDI të analizojë ndikimin e ligjeve të miratuara në raport me nevojat e qytetarëve, e të krahasimit të tyre ndaj qëllimit për të cilin janë hartuar. 

“Transparenca në hartimin, miratimin e pastaj edhe në vlerësimin e ndikimit të politikave të saj është qenësore për Qeverinë. Qëndrimi i këtillë vë në mes qytetarin e Republikës dhe nevojat e tij, kurse orienton Qeverinë të veprojë në pajtim me këto nevoja”, tha ndër të tjera, kryeministri Kurti. 

Ai, gjatë takimit me drejtorin e NDI-së, Robert Benjamin, si dhe në prani të përfaqësueses së NDI në Kosovë, Nancy Soderberg, përfaqësueses së NDI nga Washington DC, Elizabeth Sam e drejtoreshës së programit të NDI në Kosovë, Pranvera Lipovica, kryeministri Kurti diskutoi edeh për zhvillimet e fundit në vend, me theks te sundimi i ligjit e zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik. 

Ndryshe, sot gjatë ditës, Kryeministri Kurti ishte folës kryesor në Konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI.


MË SHUME NGA Lajme