09:17 / 12.05.2023
Arteta kërkon përforcime, Castagne në ‘radarin’ e Arsenalit
F.Bytyqi/RTKLive
Mbrojtësi i Leicester City, Timothy Castagne është futur në ‘radarin’ e Arsenalit.
‘Topçinjtë’ janë duke i monitoruar disa lojtarë për tregun e kësaj verë.
Klubi nga ‘Emiratës’, sipas medieve britanike, Castagne e shohin lojtar të denjë për mbrojtjen e skuadrës së Mikel Artetës.
Krerët e Arsenalit shumë shpejtë do të kontaktojnë Leicester Cityn për pyetur rreth transferimit të belgut tek londinezët.
Arsenali synon të ndërtojë një skuadër të denje për edicionin e ardhshëm pasi që do të luajnë në Ligën e Kampionëve.
Menaxheri Mikel Aretat mendon se mbrojtësi i Leicester Cityt, është lojtar i duhur për mbrojtjen e skuadrës së tij.























