Më 24 maj në Kosovë vjen shkrimtari i njohur Orhan Pamuk
BKT
Në Fokus

Më 24 maj në Kosovë vjen shkrimtari i njohur Orhan Pamuk

Sh.Gashi / RTKlive

Orhan Pamuk, shkrimtari i njohur turk, i cili është edhe fitues i çmimit Nobel në Letërsi, vjen në Kosovë më 24 maj.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në Facebook.

 “Kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk.I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës. Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë”, ka thënë Çeku.

Çeku  po ashtu ka njoftuar se shumë aktivitete tjera të organizuara nga MKRS do të mbahen  përgjatë 3 ditëve të vizitës së tij në Kosovë.


MË SHUME NGA Në Fokus