Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Komandës dhe ShP (CGSC), në ShBA
BKT
Lajme

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Komandës dhe ShP (CGSC), në ShBA

F. Sertolli / RTKlive

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se oficerë të FSK-së kanë diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në njoftim thuhet se Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Majorët Liridon Poroshtica, Vjose Maloku- Ramadani, Fatbardha Osaj-Fazliu dhe Vedat Shaqiri, pas studimeve intensive një vjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC), në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është hera e parë që nga Kosova morën pjesë dy oficere të cilat gjithashtu ishin edhe oficeret e parë ndërkombëtare pjesëmarrëse në këtë shkollim”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga FSK-ja, ky kurs ka për qëllim të përgatitë oficerë kompetent dhe fleksibil, të gatshëm për të udhëhequr kurdo që u kërkohet dhe është i dedikuar për oficerët e gradës Major, të cilët shërbejnë në detyra drejtuese dhe oficerë të shtabeve e komandave.


MË SHUME NGA Lajme