Ngjarjet e datës 13 maj
RTKlive
Ngjarjet e datës 13 maj 2023
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, Samantha Power. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00 - mediat duhet të jenë të pranishme, ora 7:40)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, inspektojnë nisjen e fazës së dytë të punimeve për rikonstruktimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”. (Te Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)
Federata e Pingponut të Kosovës do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U17. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)
Instituti Kanadez i Teknologjisë organizon Konferencën Studentore “Teknologjia e Informacionit, Inovacioni dhe Ekonomia”. (ora 10:00)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për medie “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”. (Zyra e GLPS, ora 11:00)
Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, mundëson falas për fëmijët shfaqjen “Pula klloçkë e abës loçkë”. (Teatri “Dodona”, ora 12:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 12:00)
Në kuadër të Konferencës Studentore “Teknologjia e Informacionit, Inovacioni dhe Ekonomia”, mbahet diskutimi me përfaqësues të bizneseve, me temën “Teknologjitë në zhvillim dhe ndikimi i tyre i mundshëm në ekonomi”. (ora 13:00)
Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet panel diskutimi me Dr. Alexandra Millner si pjesë e Polip - Festivalit të Letërsisë për të mësuar më shumë për "Grupin e Vjenës" dhe punën e tyre në historinë e letërsisë. (Polip - Festivali i Letërsisë në Prishtinë, ora 14:00)























