Albina Kelmendi për RTK-në: Uroj t’ju bëjmë krenarë
Sh.Gashi / RTKlive
Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, e cila bashkë me familjen e saj sonte përfaqësojnë Shqipërinë në finalen e Eurosong-ut, përmes RTK-së i fton të gjithë shqiptarët që ta votojnë këngën e tyre “Duje”.
“Përshëndetje për Radiotelevizionin e Kosovës, i cili e transmeton Eurovisionin drejtpërdrejt për të gjithë juve që dëshironi ta ndiqni. Nuk kemi dyshim që edhe sonte do të jeni të gjithë shqipet së bashku. Mos harroni ta votoni numrin 10. Urojmë t’ju bëjmë krenarë, siç ju kemi bërë deri më tani. Faleminderit për mbështetjen”, ka thënë Albina Kelmendi për RTK, pak orë para finales së madhe.
Albina dhe Familja Kelmendi, me këngën e tyre “Duje”, të shtunën mbrëma do të paraqiten në finalen e Eurosong-ut, në Liverpool të Anglisë.
Radiotelevizioni i Kosovës transmeton drejtpërdrejtë këtë ngjarje kulturore, nga 21:00, në #RTK1, #RadioKosova1, si dhe në faqen rtklive.com, por vetëm për territorin e Kosovës.
Në këtë link mund të votoni https://www.esc.vote/
.........
Kelmendi bën thirrje për ta votuar sonte Shqipërinë në Eurovision
Albina dhe Familja Kelmendi, me këngën e tyre “Duje”, të shtunën mbrëma do të paraqiten në finalen e Eurosong-ut, në Liverpool të Anglisë.
Në faqen e saj në FB, artistja nga Peja, Albina Kelmendi ka ndarë edhe fotografinë dhe thirrjen e saj për ta votuar Shqipërinë, me #vote10.
Aty janë edhe numrat përmes së cilëve mund të votohet nga vende të ndryshme evropiane. Radiotelevizioni i Kosovës transmeton drejtpërdrejtë këtë ngjarje kulturore, nga 21:00, në #RTK1, si dhe në faqen rtklive.com, por vetëm për territorin e Kosovës.
Albina dhe Familja Kelmendi do të këndojnë 10 në radhë, ndërsa pritshmërit janë të larta, pas performancës elektrizuese në natën e dytë gjysmëfinale. Kënga “Duje” është pritur mjaft mirë nga publiku ndërkombëtar.
Derisa është renditur edhe në vendin e dytë si kënga më e klikuar në youtube nga gjysmëfinalistët.