Dhjetëra persona të lënduar në një aksident në Vragoli
BKT
Foto: Edina Avdiu/RTK
Lajme

Dhjetëra persona të lënduar në një aksident në Vragoli

Sh.Gashi / RTKlive

Një aksidenti ka ndodhur sot në fshatin Vragoli të Prishtinës në ora 15:50, ku janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një makinë tjetër, ku kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona.

“ Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t'u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin” ,për RTK e ka konfirmuai zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime.

Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh.


MË SHUME NGA Lajme