18:20 / 13.05.2023
Bayern hap të madh drejt titullit
Uran Krasniqi / RTKLive
Brace Gnabry me paraqitjen e tij të shtunën e ka mbajtur Bayern Munich në rrugën e duhur për titull.
Në kuadër të javës së 32-të Bundesligës bavarezët kanë mposhtur Schalken me rezultat 6-0.
Thomas Muller (21′), Joshua Kimmich (29′ -nga penalltia), Serge Gnabry (50′, 66′), Mathys Tel (80′) dhe Noussair Mazraoui (90+2′) kanë realizuar për Bayernin.
Me këtë fitore bavarezët gjenden në pozitën e parë me 68 pikë, katër më shumë se Borussia Dortmund në vendin e dytë, e cila luan sonte kundër Borussia Monchengladbach.
Bayern të shtunën e ardhshme e pret RB Leipzig.























