KF Fushë Kosova ngjitet në Superligë
BKT
Në Fokus

KF Fushë Kosova ngjitet në Superligë

Uran Krasniqi/RTKLive

KF Fushë Kosova është anëtare e re e Albi Mall Superligës. Ndeshja e sotme e javës së 26-të në Grupin B të Viva Fresh Ligës së Parë kundër Ramiz Sadikut është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2 po i cili ia ka dhënë klubit nga qyteti gjeografikusht të afërt me kryeqytetin titullin e kampionit. 

Pjesën e parë Fushë Kosova e mbylli në epërsi 1:0, por më pas Ramiz Sadiku u rikthye me dy gola. Megjithatë, dhjetë minuta para mbylljes së takimit Fushë Kosova e barazoi rezultatin

Drejtuesit e FFK-së kanë përgëzuar futbollistët dhe stafin e Fushë Kosovës.

 Fushë Kosova rikthehet në Superligë pas thuajse një dekade.


MË SHUME NGA Në Fokus