Kreu i Preshevës: Maturantët janë mirë, mos u shqetësoni
Sh.Gashi / RTKlive
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi tha se Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit.
Arifi përmes një video ka kërkuar që të mos shqetësohen, dhe se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Arifi ka njoftuar se në autobus kanë qenë maturantë që ishin duke u kthyer nga ekskursioni.
“Ju lutemi për mos shqetësim, ne do të jemi pranë tyre për çdo nevojë. Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë.” – ka thënë Arifi.























