20:09 / 13.05.2023
Analistët: Këto quhen zgjedhje lokale, por janë garë mes Ramës dhe Berishës
Besart Galica|RTK
Zgjedhjet në Shqipëri i kanë komentuar analistët shqiptarë atje. Gazetari dhe publicisti Artur Zheji ka thënë se janë zgjedhje lokale por që beteja nuk bëhet për ta zgjedhur kryetarin e bashkisë më të mirë, por është betejë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Ndërkaq, gazetari Blendi Fevziu, tha se këto janë zgjedhjet e para pluraliste pas 8 viteve në të cilën po marrin pjesë të gjitha partitë politike, duke kujtuar vitin 2019, kur Partia Demokratike s’ishte pjesë e kësaj gare.
Qytetarët e Shqipërisë do të votojnë nesër në 61 bashki të Shqipërisë.























