City bën edhe një hap drejt titullit
Uran Krasniqi / RTKLive
Ilkay Gundogan ka qenë më meritori për fitoren e Manchester Cityt kundër Evertonit të dielën në Premier League.
Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar me rezultat 3-0 dhe kështu ka bërë tjetër hap drejt titullit.
Ka qenë minuta e tridhjetë e shtatë kur Riyad Mahrez e ka gjetur Gundoganin në zonë i cili e ka çuar topin në rrjetë për herë të parë. Pas dy minutash Haaland ka shënuar me kokë pas një krosimi pikërisht nga Gundogan.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesëloja e parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e pesëdhjetë e një, ka dalur në skenë edhe një herë Gundogan, duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë dhe duke e vulosur rezultatin e ndeshjes.
Pas kësaj fitore City gjendet në pozitën e parë në tabelë me 85 pikë, katër më shumë se sa Arsenal që është në vendin e dytë.
Ndërsa Everton është në vendin e shtatëmbëdhjetë në tabelë me 32 pikë.























