17:05 / 14.05.2023
FSK fillon kërkimin e të riut 29 vjeçar i nacionalitetit serb
Fadil Sertolli / RTKlive
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare për kërkimin e të riut 29 vjeçar i nacionalitet serbë nga fshati Biti e Epërme.
“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shtërpcës, kanë filluar operacionin e kërkimit të riut 29 vjeçar i nacionalitet serbë nga fshati Biti e Epërme”, thuhet në njoftim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.























