Taekwondistët e rinj kthehen me medalje të artë e të bronztë nga Sarajeva
BKT
Sport

Taekwondistët e rinj kthehen me medalje të artë e të bronztë nga Sarajeva

Uran Krasniqi / RTKLive

Taekwondistët e rinj, Jon Gashi dhe Elion Agushi, janë kthyer me dy medalje nga gara ndërkombëtare "European Multi Games 2023 G1/E2", të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Gashi me të artën e Agushi me të bronztën.

"Taekwondistët e rinj, bursistë "Shpresa Olimpike 2023", Jon Gashi dhe Elion Agushi, janë kthyer me dy medalje nga gara ndërkombëtare "European Multi Games 2023 G1/E2", të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Gashi në grupmoshën junior, kategoria -73, fitoi medaljen e artë pas tri fitoreve dhe një raundi të kaluar pa luftë. Agushi, grupmosha junior, kategoria -63 kg, fitoi të bronztën pas tri fitoreve e një humbje", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovvs.