Hoti: Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë
BKT
Foto: Avdullah Hoti / Facebook
Lajme

Hoti: Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë

Agush Alihajdari / Radio Kosova 1

Deputeti i LDK-se Avdullah Hoti, po merr pjesë në Samitin e Demokracisë të Kopenhagës. Me këtë rast, Hoti tha se Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore.

“Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë, e cila duhet të kurorëzohet sa më parë me integrim në BE dhe NATO”, ka thënë Hoti.

Ai theksoi se Kosova duhet të jetë aktivisht në krah të demokracive perëndimore në mbrojtje të vlerave perëndimore të lirisë e demokracisë. Hoti po merr pjesë në këtë organizim me ftesë te ish-sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.


MË SHUME NGA Lajme