Tenderi për insulina përplasë ligjvënësit, Ferat Shala lëshon sallën
BKT
Foto: Arbresha A. Berisha/RTK
Lajme

Tenderi për insulina përplasë ligjvënësit, Ferat Shala lëshon sallën

Arbresha A. Berisha/RTK

(E plotësuar) Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke shqyrtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi.

Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi me këtë rast tha se, shëndeti i qytetarëve është rrezikuar nga vendimi i OSHP-së në lidhje me tenderin për furnizim me insulina, raporton RTKlive.

“OSHP në vendimin e marrë nuk e ka pasur parasysh ligjin, por vetëm aktin nënligjor. Çdo vendim duhet paraprakisht të jetë i bazuar në Ligjin për Prokurimin Publik. Është sjellë në pikëpyetje shëndeti i qytetarëve tanë, që për ne, është e papranueshme. Zonja Kimete Gashi e ka udhëhequr organin që e ka marrë një vendim të tillë. Prandaj në seancën e fundit qeveria ka sjell vendimin me të cilin propozon shkarkimin e saj”, tha Rexhepi.

Mirëpo zëvendëskryeministren kosovare, e ka kundërshtuar anëtarja e OSHP-së, Kimete Gashi.

“Këtë vendim nuk e kanë marrë tre anëtarë, por pesë anëtarë. Vendimi e ka kthyer lëndën në rivlerësim. Në rastin e dytë, kur ka ardhur ankesa te ne, kanë qenë tre anëtarë, mirëpo aktiviteti i Prokurimit është kthyer në rivlerësim. Unë mbaj vetëm përgjegjësi administrative”, tha ajo.

Organi shqyrtues sipas saj, e zbaton Ligjin e prokurimit dhe procedurën administrative deri te një vendim.

“Për vendimin ne e kemi dërguar ekspertizën, kërkesat qa i ka parapa autoriteti kontraktues. Ka qenë edhe një ekspertizë e kryer para se të vinim ne, i cili konsideronte se lënda duhet të kthehet ne rivlerësim. Për këtë rast gjykata na ka mbështetur ne. Gjykata e ka vërtetuar që OSHP nuk ka dal jashtë kompetencave të tij”, deklaroi Berisha.

Kuvend, vazhdon përballja e Qeverisë me OSHP-në për insulinat

Ndërsa, anëtarët e Komisionit për Buxhet nga radhët e opozitës kanë thënë se vendimi i qeverisë është selektiv dhe se për të njëjtin nuk janë prezantuar fakte të mjaftueshme.

Me përplasje është përcjell shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e anëtares se Bordit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi, në Komisionin Parlamentar për Buxhet, raporton RTKlive.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi që të lëshojë mbledhjen, ku e njëjta po arsyetonte vendimin.

“Ky vendim është i paligjshëm dhe jo transparent. Nuk jeni e thirrur për këtë punë. Ku të gjetën ty me ardhur këtu. Po na merr kohë kotë. Kërkoj të vijë ministri i Shëndetësisë, ne nuk jemi spektatorë këtu”, ka deklaruar ai.

Por, pasi e zëvendëskryeministrja vazhdoi raportimin, vetë Shala lëshoi mbledhjen, duke ngritur akuza ndaj qeverisë për vendimin e marrë.

Kritika ngritën edhe deputetë tjerë të opozitës të cilët thanë se nuk janë paraqitur mjaftueshëm prova nga qeveria të cilat mbështesin vendimin e marrë.


MË SHUME NGA Lajme