22:09 / 17.05.2023
Chollet kërkon të shmanget konflikti Kosovë - Serbi
RTK
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet si dhe është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve, duke i dhënë mbështetje procesit të dialogut në Bruksel.
Zyrtari i lartë amerikan Chollet këto deklarata i ka bërë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.























