Hapet ekspozita me tematikë shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre
Kulturë

Hapet ekspozita me tematikë shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre

Sh.Gashi / RTKlive

Sonte është hapur ekspozita personale e piktorit Esat Valla e cila do të qëndrojë e hapur për 15 ditë në Galeria e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Cikli i kësaj ekspozite titullohet ‘Dyert që nuk flasin dhe dyert që nuk heshtin’ – kjo është tematika e ekspozitës. Dëbimet apo shpërnguljet e shqiptarëve datojnë nga shekulli i 19-të, e pikërisht këtë çështje e trajton piktori në krijimtarinë e tij.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK ishte piktori Esat Valla i cili tha se ekspozita përfshin të gjitha periudhat kur janë shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre.

“Motivi i kësaj ekspozite është ‘Dyert që nuk flasin dhe dyert që nuk heshtin’ kështu e ka titulluar akademiku Eqrem Basha  i cili është si kurator në katalogun tim. Kjo i përfshin të gjitha periudhat kur janë shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre, duke përfshirë edhe kohën e tashme Motivi i dyerve në këto piktura tregon vuajtjen e shumë brezave pra kur dyert janë të mbyllura një familje  është e vrarë ose është e persekutuar e braktisur në këtë rast është dera në këto piktura që fletë. Këtë cikël e kam filluar që nga paslufta dhe kam punuar në të deri më tani”,  ka thënë Valla për RTK.

Valla po ashtu u shprehë se formatet e punimeve  të ekspozuara do të jenë të ndryshme prej 100 x 80 centimetra e deri në 190 x 130 centimetra. Shton se disa janë të punuara me ngjyra të vajit dhe disa me akrilik.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Kulturë