Ferati: Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut duhet të ndodhë
BKT
Lajme

Ferati: Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut duhet të ndodhë

V. Thaçi / RTKlive

Sadri Ferati ish-ministër i Pushtetit Lokal, ka thënë se në aspektin e ligjshmërisë procesi i betimit të kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të ndodhë dhe se nuk duhet të ketë asnjë pengesë.

Ferati po ashtu tha se nuk parashikohet me ligj vullneti i qytetarëve të tjetërsohet nga askush.

“Kryetarët në aspektin e ligjshmërisë do ta bëjnë betimin dhe nuk është i domosdoshëm lokacioni se ku do ta bëjnë ata betimin”, ka thënë Ferati në "Lajmet e fundit' në RTK.

Ai tha se kryetarët do ta bëjnë betimin dhe iu bartet legjimiteti dhe përgjegjësia.

“Ndërsa, çështje tjetër është funksionimi dhe situata e cila po mbretnon për hapat që duhet të ndërmerren më tutje me qëllim të normalizimit dhe funksionimit të këtyre njësive lokale në këtë  pjesë të Kosovës”, tha Ferati.


MË SHUME NGA Lajme