Është hapur pavijoni i Kosovës në Edicionin e 76-të të Festivalit të Kanës
Kulturë

Është hapur pavijoni i Kosovës në Edicionin e 76-të të Festivalit të Kanës

E. Hoti/ RTKlive

Qendra Kinematografike e Kosovës prezentohet për të dymbëdhjetin vit me radhë në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës.

“Qendra Kinematografike do të promovojë filmat e fundit kosovarë në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partnerë ndërkombëtarë të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134.

Këtë vit, regjisori Valon Bajgora është përzgjedhur për ta përfaqësuar Kosovën në programin Producers on the Move të EFP-së në Festivalin e Filmit në Kanë.


MË SHUME NGA Kulturë