Zaha, dëshira e Mourinhos
F.Bytyqi/RTKLive
AS Roma raportohet se synon të transferojë sulmuesin e Crystal Palace, Wilfred Zaha.
Zaha në fund të këtij sezoni do ta mbyll kontratën me klubin anglez, dhe duket se lojtari kërkon sfidë të re.
Trajneri i ‘romakëve’ Jose Mourinho, sipas medieve italiane, pëlqen lojtarin të cilin e dëshiron në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Strategu portugez thuhet së ka kërkuar nga krerët e Romës që të nisin negociatat me Crystal Palacen për transferimin e mundshëm të Zaha-s në kryeqytetin italian.
“Roma është e interesuar për sulmuesin, Wilfred Zaha. Mourinho e pëlqen lojtarin dhe e dëshiron në skuadër. Futbollisti i Crystal Palace mund të vijë si agjent i lirë gjatë kësaj verë”, shkruajnë mediet italiane.
Sulmuesi i Crystal Palace është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.























