Vazhdon i mbyllur gjykimi në Hagë, flet dëshmitari i 5-të
M.Sh/RTKlive
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimin ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Deri më tani pothuajse të gjitha seancat ku dëshmitarët po flasin, janë të mbyllura për publikun.
E si rrjedhojë mbrojtja e të akuzuarve ka shfaqur disa shqetësime lidhur me zhvillimin e procedurave në seanca të mbyllura. Avokati Gregory Kehoe tha se për shkak të urdhrit të trupit gjykues të seancës së 17 majit, për zhvillimin e procedurave për seanca private apo të mbyllura, duan t`i paraqesin disa vështirësi.
E sot në gjykatë po flet dëshmitari i 5 i Prokurorisë, i cili në fillim tha se ish-ushtarët e UÇK-së ia kishin marrë familjen. Në këtë seancë që ishte më shumë e mbyllur se sa e hapur, dëshmitari përmendi një rast ku njëri nga personat ia kishte drejtuar armën.
Dëshmitari ka përmend rastin, kur personat e maskuar me një veturë ia kishte marrë një familjarë, e kur i kishte tentuar t’i afrohet veturës për t’i parë se kush janë, ata ia kishin drejtuar armën. Ai përmendi rastin afër një xhamie, derisa tha se këta të maskuar i ka parë edhe turma. Seanca po vazhdon e mbyllur.