12:06 / 18.05.2023
Shkëlqeu në fitoren ndaj Realit, PSG bën gati ofertën e re për Silvan
F.Bytyqi/RTKLive
PSG raportohet se është i vendosur për të transferuar mesfushorin e Mancheser Cityt, Bernardo Silvan.
Kampionët në fuqi të Francës, sipas medieve britanike, janë duke përgatitur ofertën e re për asin e ‘Qytetarëve’, pasi skuadra franceze nuk ia doli të transferojë portugezin verën e kaluar.
Silva është duke bërë një sezon të madh me Man Cityn, madje, ai mbrëmë shënoi dygolësh në fitoren e skuadrës së tij kundër Real Madridit (4-0), duke ndihmuar skuadrën angleze për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Drejtuesit e PSG-së, thuhet së shumë shpejtë do të dërgojnë ofertën e tyre në adresë të Man City-y për reprezentuesin portugez.
Silva kërkohet edhe nga Barcelona, derisa kartoni i tij vlerësohet rreth 70 milionë funtesh.























