Xhaka te Bayer Leverkuseni? Kjo është përgjigja e Artetës
BKT
Sport

Xhaka te Bayer Leverkuseni? Kjo është përgjigja e Artetës

F.Bytyqi/RTKLive

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka raportohet se është gjithnjë e më afër klubit gjerman, Bayer Leverkusen.

Reprezentuesi i Zvicrës duket se sërish do të rikthehet në elitën e futbollit gjerman, por këtë herë jo të Borussia Monchegladach, por tek Leverkuseni.

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk e ka mohuar e as pohuar mundësinë që Xhaka t’i bashkohet Leverkusenit. Sipas Artetës, kosovari është figurë e respektuar tek ‘Topçinjtë’.

“Ai është jashtëzakonisht një figurë e respektuar në klub. Ai ka një histori të shkëlqyer këtu. Çdo gjë që ndodhë ne do ta diskutojmë”, ka thënë Arteta.