E kërkon gjiganti i La Ligës, Bayern Munich s’heq dorë nga asi i tyre
BKT
Sport

E kërkon gjiganti i La Ligës, Bayern Munich s’heq dorë nga asi i tyre

F.Bytyqi/RTKLive

Kërkohet nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, por Bayern Munich raportohet se nuk do të heq dorë nga asi i tyre, Noussair Mazraoui.

Sipas “Fichajes”, Bayern Munich nuk do të lejoj të ikën Noussair Mazraoui tek Real Madridi gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

‘Los Blancos’ e shohin Mazraouin kandidatët potencialë për të zëvendësuar mbrojtësin veteran Dani Carvajal për sezonin e ardhshëm, por ai në ndeshjet e fundit ka pasur minutash të bollshme tek ‘Bavarezët’, duke treguar formë mjaft të mirë, performancë e cila duket se i ka bindur kampionët në fuqi të Gjermanisë, që ta mbajnë atë të paktën edhe një sezon në ‘Alianz Arena’.