Guardiolës s`i intereson çfarë ndodhë me Arsenalin: Duhet të fitojmë
BKT
Sport

Guardiolës s`i intereson çfarë ndodhë me Arsenalin: Duhet të fitojmë

Uran Krasniqi / RTKLive

Nëse Arsenal pëson humbje nga Nottingham Forest të shtunën, atëherë Manchester City mund ta festojë fitullin e kampionit në Premier League. Por trajnerit spanjoll të Cityt nuk i pëlqen një gjë e tillë. Ai ka thënë se titulli duhet festuar në rast se skuadra e tij fiton ndaj Chelseas të dielën. 

"Unë nuk mendoj se do të festojmë sepse kemi një ndeshje të nesërmen. Ne nuk mund ta kontrollojmë Nottinghamin dhe nuk ka rëndësi se çfarë ndodhë në Nottingham. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të fitojmë ndeshjen tonë. Nëse mund të fitojmë mund të festojmë në stadium me njerëzit tanë dhe kjo do të ishte më e mira. Duhet të fitojmë për të qenë kampionë", ka thënë Guardiola. "Kjo është ajo që duhet të mendojmë".