Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, e ftuar edhe presidentja Osmani
BKT
Foto: RTKLive
Në Fokus

Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, e ftuar edhe presidentja Osmani

J.Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Milatoviq bëri betimin. Pas betimit, Milatoviq tha se është i nderuar që është president i Malit të Zi, vendi ku ka lindur dhe të cilin e do pa masë.

“Unë do të jem president i vërtetë i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare dhe fetare”, tha ai.

Paraprakisht, kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, hapi seancën, pas së cilës u intonua himni kombëtar i Malit të Zi.

“Në Mal të Zi betimi është akti më i lartë se të gjitha fjalët e tjera dhe për këtë pres që në progresin demokratik të Malit të Zi, fjala e thënë publikisht dhe obligimi i çdo zyrtari të ketë peshë, seriozitet dhe përgjegjësi”, tha Gjuroviq. 

Ceremonia filloi pasi në inaugurim mbërritën  përfaqësues të partive, krerë shtetesh nga rrethina, një numër i madh ambasadorë jorezidentë dhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Mes tyre si e ftuar është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu.

Sot betohet presidenti i ri i Malit të Zi, RTK me transmetim direkt

Presidenti i sapozgjedhur, Jakov Milatoviq do të inaugurohet sot në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë. Në ceremoni do të marrin pjesë mbi 200 të ftuar, duke përfshirë zyrtarë nga rajoni, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, një numër i madh ambasadorësh jorezidentë dhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Betimi dhe marrja zyrtare e presidentit do të fillojë në ora 12:00 në Kuvend, ndërsa pas inaugurimit Milatoviq do të presë me bashkëshorten e tij Milena në Villa Goricë.

Seancën do ta hap kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq.

“Në seancë, para deputetëve në Kuvend, presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrën e presidentit”, u njoftua më herët nga Kuvendi.

Ceremonia e betimit të presidentit të ri është mbajtur më parë në Cetinje, raporton televizioni publik i Malit te Zi.

Milatoviq ka thënë ditëve të fundit se në betimin e tij si president, do të marrin pjesë shumica e krerëve të shteteve nga rajoni. Arritjen e kanë konfirmuar presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, si dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq ka deklaruar dje se ende nuk ka asnjë konfirmim se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në inaugurimin e Jakov Milatoviqit.

Mes zyrtarëve evropianë është e sigurt prania e Oliver Ropke, presidentit të Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social të Komisionit Evropian, si dhe i të dërguarit special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

"Inaugurimi është një akt solemn i hyrjes në zyrën presidenciale. Ai duhet të jetë shembull i standardeve më të larta demokratike dhe pikërisht për këtë është paraparë në Parlamentin e Malit të Zi. Qytetarët më kanë dhënë besimin që të bëj gjithçka që kam në fuqi për ta bërë Malin e Zi një shoqëri të vërtetë demokratike”, ka shkruar  Milatović më herët në Tëitter.

Ai  fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë, të mbajtur më 11 prill, në të cilat fitoi gati 60 për qind të votave.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, të miratuar më 22 tetor 2007, presidenti i vendit zgjidhet me mandat 5 vjeçar.

Që nga rivendosja e pavarësisë më 21 maj 2006, Filip Vujanoviç, i cili u zgjodh në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 dhe 2013, mban postin e Presidentit të Malit të Zi.

Gjukanoviq u zgjodh në atë pozitë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

RTK do ta bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë të kësaj ceremonie.


MË SHUME NGA Në Fokus