Barça humbet nga Sociedad, por feston titullin e kampionit
BKT
Sport

Barça humbet nga Sociedad, por feston titullin e kampionit

F. Bytyqi/RTKLive

Barcelona ka pësuar humbjen e parë këtë sezon të garave në La Ligë, megjithatë, skuadra e Xavi Hernandez festojë titullin e kampionit të cilën e siguruan një javë më parë.

Katalonasit janë mundur nga Real Sociedad, me rezultat 1-2, sonte në Camp Nou, në kuadër të elitës së futbollit tonë.

Merino në minutën e 5-të dhe Sorloth në minutën e 71-të, shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Socediadit, e cila renditet në vendin e katërt, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm për katalonasit e realizoi Robert Lewandowski në minutën e 90-të.

Barcelona pavarësisht kësaj humbje, ajo festojë titullin e kampionit pas një sezoni mjaft të mirë, duke qenë skuadër më e mirë se rivali i përjetshëm, Real Madrid.