“Defender Europe 23”,Hovenier: Përpjekja më ambicioze që ka ndërmarrë FSK
BKT
Lajme

“Defender Europe 23”,Hovenier: Përpjekja më ambicioze që ka ndërmarrë FSK

E. H/ RTKlive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i lumtur me pjesëmarrjen  e mbi 1350 pjesëtarëve të  FKS-së në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 23”.

Në një postim në Twitter, Hovenier ka thënë se kjo është përpjekja më ambicioze që Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndërmarrë deri më sot.

“I lumtur që shoh mbi 1350 pjesëtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës duke marrë pjesë në "Defender Europe 23" të udhëhequr nga ushtria amerikane, si vend nikoçir dhe në 3 vende të tjera. Ky ushtrim është përpjekja më ambicioze që FSK-ja ka ndërmarrë deri më sot. #DefenderEurope # Më të Fortë së bashku”, ka shkruar Hovenier.

 


MË SHUME NGA Lajme