22:51 / 21.05.2023
RTK shpall konkurs për kryeredaktor
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) inkurajon profesionistët e gazetarisë që të aplikojnë në konkursin publik për kryeredaktor të transmetuesit publik.
Pozita e kryeredaktorit në RTK është e rëndësisë së lartë për arsye të peshës së përmbajtjes programore dhe informative të RTK-së, e saktësuar në Ligjin për RTK-në.
Rrjedhimisht, siç përcaktohet në vendimin e Bordit për fuzionimin e kësaj pozite, kryeredaktori i RTK-së i zgjedhur nga konkursi publik do ta ketë në përgjegjësi të plotë përmbajtjen programore dhe informative të RTK-së.
Konkursi publik është i hapur deri më datë 30 maj 2023.























