Kryeministri Kurti nesër pret në takim dy senatorë amerikanë
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti nesër pret në takim dy senatorë amerikanë

E. H/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të pres të hënën  me 22 maj në takim senatorët amerikanë, Chris Murphu dhe Gary Peters.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate  për media zyra e kryeministrit teksa ka publikuar agjendën e tij për nesër.

 Në njoftim thuhet se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe pritet të nisë pasdite në orën 15:00.

Pas takimit sipas njoftimit do të ketë deklarim për media.


MË SHUME NGA Lajme