Tronditje në Napoli – Spalletti njofton largimin
B. H. | RTKlive
Luciano Spalletti do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Skuadra napolitane me Spallettin arriti ta rikthejë titullin e kampionit këtë edicion pas 33 vjetësh.
Megjithatë, për shkak të marrëdhënieve të trazuara me presidentin klubit Aurelio De Laurentiis, trajneri vendosi të largohej.
Spalletti ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Napolin. De Laurentiis nuk e ka uruar për titullin dhe as nuk e ka përmendur fare në planet e tij për festën e kampionit.
“Kjo çështje ka marrë fund, nuk ndërron mendje çdo ditë. Kjo situatë është ‘gatuar’ prej disa kohësh. Kur punoni çdo ditë nga agimi deri në muzg, disa gjëra duhet t'i vendosni vazhdimisht në këtë spektakël. Nëse jeni të bindur se nuk mund t'u jepni njerëzve atë që meritojnë, atëherë është koha të reflektoni. Kur mendoni në këtë mënyrë, atëherë arrini në këtë përfundim. Nuk është diçka që thjesht bie nga qielli”, tha Spalletti pas fitores 3-1 të së dielës mbrëma ndaj Interit.
Gianluca Di Marzio raporton se Napoli tashmë është duke menduar për një trajner të ri. De Laurentiis po e konsideron si opsion Vincenzo Italianon të Fiorentinës dhe Thiago Mottan të Bolognas.
Spalletti është te Napoli që nga korriku i vitit 2021 dhe ka regjistruar 60 fitore në 93 ndeshje.























