Nesër në Prishtinë, Orkestra Rinore e Bashkimit Evropian shfaq koncert
Dafina Smajli/RTK
Në sallën e kuqe, të martën në mbrëmje, në ora 20:00, do të paraqitet Orkestra Rinore e Bashkimit Evropian, e cila u themelua në vitin 1976.
Kjo orkestër është një ndër orkestrat më eminente në botë dhe cilësohet si “ ambasador më e mirë e mundshme për Bashkimin Evopian”, në të cilën performojnë muzikantët më të talentuar të rinj, nga 27 shtetet anëtare të BE-së.
Kritikët e muzikës, për shkak të programeve inovative, e cilësojnë orkestrën, trajtimin e muzikantëve të rinj me aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e shoqërisë dhe audiencës së shekullit 21-të.
Në programin e këtij koncerti janë Johan Sebastian Bach “ Musical Offering në c-mol”, Harrison Birtwistle “ Cortege” Terry Riley “ In C” dhe Antonio Vivalidi,Hugh Crothwaite, Carmen Fizzarotti “ The Uncertain for seasons”.
Ky koncert shënon edhe mbylljen e Festivalit “ReMusica”, i cili filloi me datën 3 maj, që për publikun solli koncerte, punëtori,diskutime, duke bërë që arti të jetë sa më afër artdashësve.
“ReMusica” mision kryesor pati të na përkujtojë rëndësinë e kujdesit ndaj vetes dhe shëndetin mendor.