11:41 / 22.05.2023
Presidentja Osmani pret në takim senatorët amerikanë
M.M./RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret sot në takim senatorët e SHBA-së, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Sikundër njofton Zyra për Informim e Presidencës, takimi do të mbahet në orën 13:15, ku pas takimit do të ketë edhe deklarim për media.























