12:03 / 22.05.2023
Abdixhiku për lëvizjen e çmimeve: Pushteti po na mashtron
N.Mekolli /RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sot lidhur me zhvillimet ekonomike dhe lëvizjen e çmimeve në vend.
Ai, në një postim në rrjetin social Facebook, tha se pushteti po mashtron, kur thotë se çmimet janë normalizuar.
“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje”m shkruan Abdixhiku.
Ai postimin e tij e ka plotësuar me një grafikë.
Burimi: Agjencia e Statistikave, nga vet zyra e Kryeministrit.
























